Armando Broja ka debutuar me Chelsea-n e Tuchel në ndeshjen e parë të Premier League. Po ashtu siç do të ndodhte edhe në kohën e Lampard, në një ndeshje kundër Evertonit. Por këtë herë ndryshon pritshmëria mbi sulmuesin shqiptar.
Aktualisht londinezët kanë vetëm Armando Brojën si sulmues pykë natyral. Eksperimenti me dërgimin e Havertz në qendër ka rezultuar si dështim për Tuchel. Për këtë arsye, tifozët kërkojnë që të besohet te lojtari shqiptar në takimin e radhës ndaj Totenhem.
Të paktën kështu mund të shohin se deri ku shkojnë me Brojën, ndërsa është ende e hapur merkato e verës. Për këdo që i humbi 15 minutat e debutimit të Armandos ndaj Evertonit ju vjen në ndihmë video më poshtë. /Sport Ekspres/
This cameo was moving me ngl, he deserves to start against Tottenham pic.twitter.com/JJLZHTNUWw
— R ? (@Re7ceRevivaI) August 8, 2022