Arsenali nuk i mjaftoi fitorja e sotme kundër Evertonit. Tre pikët e marra nga Manchester City i siguruan ekipit të Guardiolës titullin e 4-t kampion radhazi. Por pavarësisht se trofeu shkoi në Manchester, tifozët e Arsenalit e kanë trajtuar ekipin e tyre njësoj si të kishin fituar Premier League-n. Të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë pas përfundimit të ndeshjes dhe nisën të duartrokisnin Mikel Artetën dhe lojtarët e tij.
Trajneri i “topçinjve” mori mikrofonin në dorë dhe falenderoi tifozët për mbështetjen e dhënë përgjatë sezonit. Në fund, ai u kërkoi tifozëve të mos kënaqeshin me kaq, pasi dëshiron të fitojë trofe. Madje, premtoi se do ta bënte realitet këtë objektiv.
“E gjithë kjo ndodhi sepse ju filluat të besonit. Ju filluat të kishit durim. Ju filluat të kuptonit se çfarë ne po përpiqeshim të bënim. Të gjitha meritat duhet t’i shkojnë lojtarëve dhe stafit. Është e pabesueshme. Tani është koha të bëjmë një pushim, të mendojmë dhe të reflektojmë. Ju lutem, vazhdoni ta shtyni dhe ta frymëzoni këtë ekip. Mos u kënaqni, sepse ne duam shumë më shumë se kaq dhe do ta arrijmë”, ka thënë Mikel Arteta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Arteta: “Semua ini terjadi karena kamu mulai percaya, kamu memutuskan untuk bersabar dan memahami apa yang kami coba lakukan…”
Dalem pak.. dalem.. ? pic.twitter.com/JUCfkV0kw7
— Indonesian Gooners (@IDGoonerscom) May 19, 2024