Pak momente na ndajnë nga ndeshja e kualifikueseve të Champions League mes Tiranës dhe Crvena Zvezdën. Megjithëse nuk do të mund të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Air Albania”, tifozët bardheblu nuk mund të rrinë pa dhënë mbështetjen e tyre për skuadrën e zemrës.
Një grup tifozësh të “Tirona Fanatics” janë mbledhur në ambientet e një lokali në kryeqytet ku kanë nisur që tani festën për të mbështetur Tiranën. Diçka që pritej kjo, aq më tepër kur përballë Tiranës mbrëmjen e sotme është një ekip nga Beogradi, Crvena Zvezda. Në kamerat e “Syri Tv”, bardheblutë nuk kanë nguruar të tregojnë edhe një herë banerin me luleshtrydhen e ndarë në mes, një thumbim ky për tifozerinë serbe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/