VIDEO/ Tifozët e Napolit e quajnë skandal të vërtetë, dëgjoni se çfarë i thotë Handanovic arbitrit para ndeshjes

Edin Dzeko ishte njeriu që mundi Napolin në mbrëmjen e djeshme, teksa me golin e tij i dha tre pikë me shumë peshë Interit. Pas ndeshjes, nga Napoli mbërrijnë akuza të rënda ndaj gjyqtarit Simone Sozza. Ata besojnë se gjyqtari e shkatërroi ekipin e tyre me disa vendime që ka marrë në fushë.

Më pas në rrjetet sociale është shfaqur një video, në të cilën rolin kryesor e luan portieri me përvojë Samir Handanoviç. Pasi përshëndeti lojtarët e Napolit, Handanoviç vendosi t’i thotë disa fjalë arbitrit. “Sozza, të këshillosh të vërshëllesh pak sot”. Kjo u interpretua në shumë mënyra, veçanërisht në ekipin humbës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *