VIDEO/ Tifozët e Milanit mblodhën lojtarët pas rezultateve të dobëta, në Itali pritet dënim për kuqezinjtë pasi hapet hetimi për kërcënime

Milani humbi një tjetër përballje, këtë herë me shifrat 2-0 ndaj Spezias në kampionat. Pas një ndeshjeje shumë të keqe ndaj Spezias dhe humbjes ndaj Interit pak ditë më parë, tifozët e Milanit vendosën të reagojnë. Ata rreshtuan futbollistët e tyre, por edhe trajnerin Pioli, para tribunës dhe dukej se asnjëri prej tyre nuk foli asnjë fjalë. Folën vetëm drejtuesit e grupit të tifozëve dhe video e kësaj ngjarje u bë shumë shpejt virale dhe u përhap në rrjetet sociale.

Sot u bë e ditur tashmë se tifozët e Milanit janë nën hetim nga Federata Italiane e Futbollit për gjithçka që ka ndodhur. Shkak i hetimit është se shoqata ka vënë re se një nga drejtuesit e tifozëve po fliste me lojtarët dhe trajnerin me zë të lartë. Tani shoqata kërkon të përcaktojë nëse bëhej fjalë për kërcënime apo thjesht inkurajim para ndeshjes me Interin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *