VIDEO/ Tifozët e Manchester United gjejnë tradhtarin, sulmuesi i djajëve preku simbolin e Liverpool para se të hynte në fushë

Manchester United udhëtoi në transfertën e Liverpool në formë të shkëlqyer, por askush nuk mund ta merrte me mend se do të humbisnin 7-0. Lojtarët e United u gjendën nën kritika të mëdha nga tifozët, por edhe nga ish-lojtarët e atij klubi, sepse përjetuar një nga turpërimet e historisë. Kritikat më të mëdha mori Bruno Fernandes, i cili luajti një ndeshje të dobët, madje tifozët e Manchester United besojnë se portugezi me veprimet e tij tregoi se nuk e meriton shiritin e kapitenit të këtij klubi.

Megjithatë, Fernandes nuk ishte i vetmi që u kritikua në rrjetet sociale. Krahas tij kritika të ashpra ka marrë edhe sulmuesi Ëout Ëeghorst për shkak të videos që është bërë para fillimit të kësaj ndeshje. Teksa të gjithë lojtarët e Liverpul prekën simbolin e Anfield Road para se të hynin në fushë, të njëjtën lëvizje bëri edhe Ëeghorst. Tifozët e Manchester Untied nuk mund ta falin këtë veprim të sulmuesit të tyre që tregoi respekt për stadiumin ikon, pasi Liverpool është rivali i përjetshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online