Bajer Leverkuseni është zyrtarisht kampion e Bundesligës për sezonin 2023/24. Skuadra e drejtuar nga Ksabi Alonso ka mposhtur sot me shifrat e thella 5-0 Verder Bremenin, duke u shpallur kampionë për herë të parë në histori. Virtci shënoi golin e 5-të në minutën e 90, çka e bëri të kotë vazhdimin e lojës.
Tifozët nuk duruan asnjë sekondë më gjatë, teksa mënyrë menjëherë në fushën e lojës. Turmat e tifozëve të ngazëllyer të Leverkusenit bëri që arbitri t’i frynte bilbilit përpara kohe dhe t’i hapte udhë festës. Tifozët e “aspirinave” rrethuan lojtarët dhe me telefonat në duar nisën të dokumentonin një nga çastet më të bukura të jetës së tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
The referee had to blow the whistle early because Leverkusen fans stormed the pitch ? pic.twitter.com/obOOiVNv8N
— WolfRMFC (@WolfRMFC) April 14, 2024