VIDEO/ Tifozët e Juventusit janë të pamëshirshëm, Ramsey firmos “përfundimin e kontratës” në ditën e parë të grumbullimit

Lojtarët e Juventusit janë grumbulluar sot në ambientet e klubit, ku i janë nënshtruar edhe testeve fizike. Aron Ramsey u rikthye nga huazimi te Rangersi për t’ju bashkuar përsëri bardhezinjve në përgatitjet për sezonin e ri. Në momentin e mbërritjes në zyrat e klubit, mesfushori britanik shkon të përshëndesë tifozët e mbledhur për të mbështetur ekipin.

Por Ramsey ka rënë pre e një rrëngu të pamëshirshëm nga njëri prej tifozëve të Juventusit. Lojtari uellsian nisi të dhuronte autografe, por në një çast firmos edhe “përfundimin e kontratës”. Njëri prej tifozëve kishte shkruar në një letër: “Përfundimi i kontratës“ dhe i kërkoi mesfushorit të hidhte firmën në të. Një pritje aspak e mirë për Ramsey-n, të cilit i kërkohet largimi që në ditën e parë të grumbullimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online