Belgjika e përfundoi grupin E në vendin e dytë në renditje, pavarësisht se shihej favoritja mes Rumanisë, Ukrainës dhe Sllovakisë. Barazimi i sotëm pa gola kundër Ukrainës i ka lënë të pakënaqur tifozët, të cilët ia kanë bërë të qartë pakënaqësinë e tyre edhe lojtarëve.
Në momentin kur këta të fundit shkuan të përshëndesnin tifozët e tyre, u përballën me vërshëllima. Në këto kushte, De Bryjni i ka kërkuar shokëve të skuadrës të largohen menjëherë në dhomën e zhveshjes, duke mos i përshëndetur kështu tifozët e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Belgium fans booed the team after insipid 0-0 draw vs. Ukraine, leading Kevin De Bruyne to tell his teammates not to clap supporters. ??
Vibes are atrocious. Red Devils, France & England in a race to do the least with the most talent at Euro 2024. ? pic.twitter.com/Wt1Mj6r3CG
— Men in Blazers (@MenInBlazers) June 26, 2024