Nuk ka qenë dita e duhur për Tiago Silvën kjo e sotmja. Mbrojtësi brazilian u soll në Londër si një lojtar me vite eksperiencë nga pas për të dhënë sa më tepër siguri në prapavijë, por në ndeshjen debutuese në Premier League nuk garantoi aspak atë që pritej. Futbollisti 36-vjeçar ka qenë protagonist i një gafe në minutën e 25-të të takimit, ku në mënyrë amatoreske i dhuron topin kundërshtarit, duke i falur kështu edhe golin, që do të ishte i dyti për West Bromwich.
Robinson ka tundur rrjetën për herë të dytë, teksa të parin e shënoi që në minutën e 4-t të takimit. Por vendasit nuk janë mjaftuar me kaq, pasi brenda pjesës së parë kanë ndëshkuar 3 herë portën e Chelseat, të cilët shkojnë në dhomat e zhveshjes të befasuar nga ajo çfarë prodhoi fusha e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/11xOnze/status/1309900477010792451