VIDEO/ Thyhet rekordi Guinnes në Kili, portieri argjentinas realizoi nga 101 metra distancë

Portieri i Argjentinës, Leandro Requana, shënoi një nga golat më jorealë që keni parë ndonjëherë gjatë fitores 3-1 të Cobresal ndaj Colo-Colo në ligën e parë të Kilit.

Skuadra e tij ishte në epërsi 2-0 kur në minutën e 77-të, Requana realizoi atë që në fillim dukej si një largim topi.

Megjithatë, me portierin e Colo-Colo që ndodhej jashtë zonës së tij, topi fluturoi mbi kokën e gardianit dhe shkoi drejt e në rrjetë.

Siç raporton “TNT Sports Chile”, goli u shënua nga një distancë prej 101 metrash, që nëse miratohej nga libri Guinness, do të thyente rekordin e golit më të largët në distancë në historinë e futbollit! /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *