Ndryshe nga sezonet e mëparshme, Thomas Strakosha është në telashe të mëdha dhe rrezikon seriozisht vendin e titullarit te Lacio. Në merkaton e verës do të afrohej një portier me eksperiencë të madhe si Pepe Reina.
Kjo për të ofruar më tepër siguri për portën, pasi në këtë mënyrë do të rritej edhe më tej gardiani shqiptar, duke pasur rrezikun e konkurrencës. Kjo u ndie menjëherë teksa pas një formë jo të mirë në nisjen e këtij sezoni, tifozët dhe mediat në Itali paraqitën emrin e Reinës.
Nëse në ndeshjen e parë ndaj Bolonjës do të kishte një paraqitje mesatare, Reina ishte heroi i Lacios në përballjen ndaj Club Bruge. Nëse lacialët dolën me një pikë nga kjo transfertë për ta mbyllur në shifrat 1-1, kjo erdhi falë portierit të kryeqytetasve që ka bërë pritje shpëtimtare. /Sport Ekspres/