VIDEO/ Theu ligjet e fizikës dhe më pas festoi menjëherë me shqiponjë kundër Juventusit, ky është Edon Zhegrova!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Edon Zhegrova dhe Lille po përjetojnë një ëndërr të madhe në Champions League. Francezët mund të quhen padyshim si hirushja e bukur e këtij sezoni. Pasi mundën Real Madrid dhe Atletiko Madrid, këtë herë Lille është ndalur në një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Juventusit. Po, ka mbërritur një kohë e tillë ku barazimi kundër Juventus mund të quhet zhgënjyes për Lille.

E gjitha kjo në saj të vetëm dy lojtarëve që po kalojnë një formë ëndrrash te Lille, sulmuesi qëndror David dhe Edon Zhegrova. Ishte pikërisht bashkëpunimi i këtyre dy lojtarëve që solli golin e parë te Lille. Në minutën e 27 të takimit, në një sulm të Juventusit, Zhegrova merr topin dhe nxjerr i vetëm golin e Lille.

Futbollisti shqiptar thyen edhe ligjet e fizikës duke nxjerrë një pasim nga hiçi që thyen tërësisht rreshtimin me 4 mbrojtës të Juventus. Topi përfundon te David dhe ky i fundit nuk gabon. E gjithë bota e futbollit po flet pikërisht për këtë pasim të Zhegrovës më shumë sesa për golin e David. Nëse rishikoni edhe njëherë pamjet, është thuajse e pamundur sesi topi mund të marrë atë harkim dhe të shkojë në atë mënyrë aq perfektë në këmbët e Devid. Në momentin e festimit të golit, përveçse kthimit të kafes me Devid, Zhegrova ka bërë me krenari edhe shqiponjën. /Sport Ekspres/