VIDEO/ Thatësira që nga nëntori, Endri Çekiçi shënon për Ljubjanën në hapin fals

Olimpik Ljubjana është në vendin e parë në Slloveni, ndërsa po lufton sërish për kampionatin. Por në ditën e sotme kanë bërë një hap të gabuar ndaj vendit të fundit në kampionat, Rudarit. Futbollisti shqiptar ka arritur të realizojë të vetmin gol për Ljubjanën, e megjithatë nuk ka mjaftuar, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Pas një pasimi që i erdhi bukur nga krahu i djathë dhe brenda zonës, Çekiçi nuk ka gabuar për të përshëndetur rrjetën. Faktikisht goli i mungonte që prej nëntorit të vitit të shkuar, teksa ka pasur edhe disa probleme fizike që e kanë shqetësuar jo pak gjatë kësaj periudhe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online