VIDEO/ Teuta ia merr dorën Tiranës edhe me 10 lojtarë, Superkupa shkon në Durrës

LIVE, Tirana-Teuta 1-2, Vrapi 75’/Hebaj 21′, 32′
Tirana ka humbur me shifrat 1-2 sfidën e sotme kundër Teutës. Superkupa e Shqipërisë shkon në Durrës, ku Teuta feston kështu 100 vjetorin me dy trofe. Madje të dy i ka rrëmbyer përballë Tiranës. Goli i parë erdhi nga Rubin Hebaj, që përfitoi nga gabimi i pafalshëm i veteranit Ilion Lika. Gardiani bardheblu do të shlyente gafën më vonë duke pritur një penallti, por Rubin Hebaj gjendet sërish aty për të përfituar dhe i dyfishon shifrat.

Pjesa e parë ishte për t’u harruar për Tiranën. U desh që Teuta të mbetej me 10 lojtarë pas daljes së Arapit me të kuq në minutën e 64-t në mënyrë që bardheblutë të ngulmonin më tepër përpara. Megjithatë goli ka ardhur vetëm në minutën e 75-të, kur Jurgen Vrapi finalizon një aksion model me një top në trekëndësh.

Por ndeshja nuk ka më histori dhe Teuta prek trofeun e Superkupës. Kjo është hera e 3-të që Martini ia del të triumfojë përballë kryeqytetasve së Egbosë. Teuta duket se ia ka marrë dorën kësaj Tirane, madje e dëshmon një gjë të tillë edhe me 10 lojtarë në fushë. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Tirana: Lika, Ismajlgeci, Vangjeli, Najdovski, Toli, Batha, Çelhaka, Torasa, Kobina, Halili

Teuta: Frashëri, Todorovski, Arapi, Hoxha, Kuro, Aleksi, Avdyli, Beqja, E.Vila, L.Vila, Hebaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online