Vllaznia dhe Teuta kanë testuar forcat e tyre në një miqësore me aromë Superioreje të luajtur në “Loro Boriçi” pasditen e sotme. Ky takim mes klubeve të elitës së futbollit shqiptar është mbyllur me shifrat 1-0 për kuqeblutë. Një triumf shkodran që u vendos nga goli i brazilianite Da Silva në fundit e pjesës së parë.
Rezultati mbeti i pandryshuar edhe në fraksionin e dytë të lojës, me Teutën që humbet kështu përpara sfidës europiane me Granadan. Megjithatë ndeshja e sotme vlen thjesht për testime të gjendjes së lojtarëve, pasi ndeshja e vërtetë për durrsakët do të luhet në “Niko Dovana” kudër klubit spanjoll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/