VIDEO/ Terreni lë në baltë Partizanin, Vllaznisë i shijon barazimi si një fitore

Partizani-Vllaznia 0-0

Në barazim 0-0 ka përfunduar supersfida e sotme e javës së 17 të Kategorisë Superiore. Në duelin mes Partizanit dhe Vllaznisë pritej një ndeshje e luftuar dhe plot emocione, duke ditur se përballë janë dy ekipet e kreut të tabelës. Grinta dhe rastet nuk munguan, por në fund goli nuk erdhi për asnjë nga të dy ekipet.

Megjtihatë në Elbasan ajo që buzëqesh me këtë rezultat është Vllaznia, e cila ruan diferencën me 9 pikë nga Partizani i vendit të dytë. Një barazim që shijon kështu si fitore për kuqeblutë. E në kampin e kuq është zhgënjimi që mbizotëron. Terreni në “Elbasan Arena“ lë në baltë Partizanin. Të paktën 2 gol i janë mohuar kryeqytetasve nga balta e krijuar pranë vijës fatale në portën e Vllaznisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online