VIDEO/ “Tërmet” 8 ballë në Shën Petersburg, Zeniti “spastron” Dinamo Minskun!

E pamundura, ndonjëherë bëhet e mundur… Sidomos, kur ke në ekip futbollistë që jo vetëm bëjnë diferencën, por që edhe gjejnë mbrëmjen e tyre më të mirë. Është rasti i Zenitit të Shën Pjetërburgut dhe protagonistit të mbrëmjes ruse, Xhyba, që edhe në Botërorin e zhvilluar pak kohë më parë la gjurmë me paraqitje dhe gola.

https://www.youtube.com/watch?v=2DRwFEpkRNk

Një ndeshje për t’u vënë në kornizë, sepse Zeniti, një skuadër e mbushur me elementë cilësore dhe një buxhet 10 fish më të madh se Dinamo Minsku, nuk mund të eliminohej nga Europa League që në turin e tretë, edhe pse në Bjellorusi abdikoi me një humbje të thelle 4-0…

Dhe, pas pjesës së parë kur djemtë e drejtuar nga Sergei Semak ishin në avantazh me të vetmin gol të Paredesit, u mendua se ndoshta tre gola në pjesën e dytë dhe pa pësuar do të ishin si një mal super i lartë për t’u ngjitur.

Nuk ishte kështu, pasi në të 66’ do të ishte Noboa ai që do të realizonte golin e dytë. Por, frika e madhe për të mos ia dalë erdhi kur Paredes mori të verdhën e dytë, si pasojë të kuqin, duke lënë skuadrën ruse më dhjetë futbollistë.

E megjithatë, skena u mor nga ai, Xhyba. Dy gola në harkun e tre minutave, duke çuar shifrat në 4-0 dhe ndeshjen në kohën shtesë, pasi barazoi humbjen 4-0 të pësuar në Minsk.

Miqtë i zgjuan në shtesë dhe ndërlikuan sërish Europën për Zenitin. Në të 99’ Jahaja shënoi një gol që heshti stadiumin. Por, ishte thjesht një ngacmin për “arinjtë” rus, të cilët me Driusi dhe sërish Xhybën do të çonin rezultatin në 6-1…

Në fund, dy gola të Mak në të 120’+1 dhe 120’+3 do të kompletonin “tërmetin” e frikshëm: 8-1!

Rezultati më i thellë në Europa League dhe ndoshta më i thelli në histori në turin e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *