Përballjet në Champions League i përkasin një tjetër niveli dhe padyshim që përjetimi i lojtarëve është më i fortë se zakonisht. Situata në grupin B është tejet e nxehtë ku tre skuadra luf.tojnë për vendin e dytë dhe kjo ka ndikuar edhe në anën psikologjike të lojtarëve. Tensioni ka kapluar sfidën mes Portos dhe Atletiko Madridit, teksa në harkun kohor të vetëm 3 minutave janë dhënë 2 kartonë të kuq nga gjyqtari.
Shkak për këtë kanë qenë sjelljet antisportive. Carrasco ishte i pari që la fushën e lojës përpara kohe në minutën e 67 për shkak të gjestit të tij ndaj lojtarit kundërshtar, çka solli edhe reagime në të dy kampet. Ende pa u qetësuar mirë situata Ëendell nre bërrylin ndaj njërit prej lojtarëve të Atletikos dhe kjo ka sjellë edhe një sh.err në fushën e lojës. Në fund edhe Ëendel është detyruar të largohet me karton të kuq, pavarësisht se në të kishte hyrë vetëm 7 minuta më parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
carrasco te amo de verdad https://t.co/DBtuQiCyVn
— fachigi ? heartstopper 2 (@d89kslh) December 7, 2021