Manchester United po tregon se di ta marrë veten shpejt pas dështimit në rezultate të kohëve të fundit. “Djajtë e kuq” kanë bërë autokritikë mbrëmjen e sotme, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Liverpool-in. Siparin e golave e hap Sancho, i cili në minutën e 26 driblon bukur në zojë dhe më pas e ndal topin në rrjetë.
Ndërkohë në minutën e 53-të, është Rashfordi ai i cili merr një pasim nga Martiali dhe e çon topin pas shpinës së Becker-it. Liverpooli kundërpërgjigjet në minutën e 81-të me Salah, por ky gol i shërben vetëm statistikave. Trajneri i “djajve të kuq” ka bërë ndryshime në këtë takim, duke ulur në stol Cristiano Ronaldon, së bashku me Maguire-n. Një zgjedhje kjo që në fund i rezultoi frutdhënëse./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
El gol de Sancho… Por favor. https://t.co/nxl5F3dPEr
— VarskySports (@VarskySports) August 22, 2022