Egnatia arriti të fitonte kundër Vllaznisë në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, për të arritur në fazën finale. Pas barazimit të ndeshjes së parë, ekipi i Tetovës fitoi në shifrat 1-0 me golin e Xhekson në minutën e fundit.
Shkodranët e gjetën avantazhin në pjesën e parë me super golin e Mehdi Cobës që kaloi këdo i doli përpara në krahë. Por për shkak të ndërhyrjes së Liridon Latifit në rrezen e portierit, arbitri e anuloi golin.
Kur gjithçka pritej të shkonte në shtesë, në minutën e 90, Xhekson lëshoi predhën që u ndal në rrjetë. Te Egnatia nisi festa e madhe dhe legjitime pasi kanë shkruar historinë duke arritur në finalen e Kupës së Shqipërisë.
Për fat të keq dhe të dënimit, tifozët nuk ishin të pranishëm në këtë përballje. Por menjëherë pas mbylljes së takimit, sportdashësit e Egnatias kanë hyrë në stadium dhe kanë festuar së bashku me ekipin finalen e Kupës së Shqipërisë. /Sport Ekspres/