VIDEO/ Te Teuta-Vllaznia mbyllet çdo gjë në 3 minutat e para, Gruda vendos fatin e ish-ekipit me golin e tij

Te Teuta-Vllaznia kanë vendosur gjithë takimin vetëm tre minutat e para, 0-1. Gruda arriti që të shënojë dhe kërkojë falje, duke mos festuar golin, në nder të ish-ekipit. Megjithatë “dëmi” u shkaktua, i madh madje, sepse ishte pikërisht ky realizim që vendosi fatin e ndeshjes.

Pavarësisht se u krijua ideja e një spektakli golash pasi i pari erdhi në minutën e tretë. Gjithashtu edhe shiu ndikoi disi në një lojë që nuk ishte shumë tërheqëse për t’u parë. Por në fund si gjithmonë, në Superiore kanë më shumë rëndësi pikët sesa loja e bukur. /Sport Ekspres/

 

Video edited on Kapwing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *