“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri”! Hakerat tanë çmendin gjithë Serbinë, vendosin dronin që fluturoi në Begrad në vendin e…Djokovic

Hakerat shqiptarë i bën një dhuratë të bukur vendit të tyre në rastin e festës së Shqipërisë. Në ditët e fundit, të gjithë flasin në Serbi për Djokovic, i cili kërkon që nëpërmjet sportit të përcjell mesazhe politike kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Dhe këtu dalin në skenë hakerat shqiptarë. Ata kanë marrë për disa orë llogarinë e turneut “ATP” dhe në foton e kopertinës ku ndodhej Djokovic, është vendosur flamuri i Shqipërisë natyrale, ose i Shqipërisë së madhe siç dëshirojnë fqinjët që ta quajnë. Gjithashtu ishte edhe droni që i tmerroi serbët në mbrëmjen e Beogradit. Këto fotografi qëndruan për disa orë, turneu ATP mund që të largonte foton e profilit dhe të kopertinës në “Facebook”, por ende e ka të pamundur që të fshijë fotografitë e postuar prej hakerave shqiptarëve.

Këta të fundit kishin lënë edhe një mesazh: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri. Në këtë ditë të madhe zemrat tona janë plot krenari teksa festojmë frymën e lirisë dhe bashkimit. Le të valojë me krenari flamuri i Shqipërisë së Madhe, simbol i historisë sonë të pasur dhe të tregojë forcën tonë si komb”, shkruhet në faqen e turneut të ATP-së me flamuj të Shqipërisë dhe Kosovës. E gjitha kjo i ka çmendur në Serbi që e konsiderojnë si një skandal të madh. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online