VIDEO/ Te Teuta-Skënderbeu fiton futbolli! Mbyllet mes dramës dhe spektaklit, katër golat që vendosin takimin

Teuta-Skënderbeu 2-2 L.Vila 33′, 48’/ Mensah 20′, Bajrami 78′

Teuta dhe Skënderbeu është mbyllur në barazimin 2-2, ku asnjë prej skuadrave nuk ka fituar, por triumfoi futbolli. Ndeshja ishte dramatike dhe shumë e bukur për t’u ndjekur. Fillimisht ishte Mensah që arriti të shënonte në minutën e 20, për t’i dhënë kryefjalën Lorenzo Vilës.

Pas një pasimi të bukur të Kallakut, Lorenzo tundi rrjetën në të 33 mes gjuajtjes së fortë që nuk mund të ndalej nga portieri. Kështu do të mbyllej e para dhe menjëherë pas nisjes të së dytë, Lorenzo Vila ishte sërish lojtari që do të shënonte për të përmbysur shifrat.

Skënderbeu kërkoi një penallti në të 73 pas dy rasteve të ndodhura brenda një aksioni. Fillimisht për një prekje me dorë të topit dhe më pas për ndërhyrjen e Todorovskit, por Jorgji akordoi pozicion jashtë loje në atë rast. Vetëm pak minuta më vonë, i sapofuturi në fushë, Bajrami, që nuk kishte mbushur ende 60 sekondat arriti të shënonte me kokë. Raste nga të dyja ekipet kishte deri në minutat e fundit, por ndeshja u mbyll në 2-2. /Sport Ekspres/

Teuta: Qirko; Todorovski, Ivanoviç, Idrizaj, Kotobelli; Beqja, E. Vila; L.Vila, Kallaku, Gjorgjiev, Koubemba

Skënderbeu: Rexhepi; Zguro, Vitija, Vangjeli; Meksi, Moraesh, Dumfur, Sadriu, Zhan Viktor; Mensah, Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online