Në këtë kohë Europiani është shumë e vështirë që të gjesh të mesmen e artë për t’i kushtuar kohën e duhur të dashurës ose gruas dhe njëkohësisht për të mos humbur asgjë nga ndeshjet. Por si mund të zgjidhet e gjitha kjo? Një tifoz e ka menduar në perfeksion mënyrën sesi të zgjidh çështjen duke marrë jehonën e rrjeteve sociale.
Teksa darkon me të dashurën, në kokën e saj vendoset telefoni. Në këtë mënyrë djali sheh të dashurën e tij në sy dhe paralelisht mund të ndjekë edhe takimin e Europianit. Një sakrificë kjo që mund të pranohet për hir të dashurisë, edhe mbi futbollin… /Sport Ekspres/