“Hilet e italianëve”! Motra e Kortua nuk e besonte se Spinazola u dëmtua dhe tani kërkon falje: Po fiton kohë në fushë

Motra e portierit të Belgjikës, Valerie Kortua, nuk e ka besuar Spinazolën se është dëmtuar në ndeshjen e fundit. Duke u nisur nga “hilet” e zakonshme të italianëve që kërkojnë të fitojnë minuta me të gjitha mënyrat e mundshme, Valerie mendoi se ylli i Italisë po shtirej në fushë. Megjithatë rezultoi se dëmtimi i Spinazolës është aq serioz sa kërkon 5 muaj për t’u rikthyer sërish.

Duke parë gabimin e bërë, Valerie ka kërkuar falje: “Më vjen keq që aventura e Spinazolës përfundoi kështu në Europian. Dua t’i kërkoj falje të gjithëve për reagimin tim dhe shpresoj se lojtari do të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha motra e Kortua. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online