Nga Klaudio Ndreca
Thumbimet po vazhdojnë në rrjetet sociale mes Partizanit dhe Tiranës, ndërsa jemi ende në pritje të rinisjes së futbollit shqiptar. Xhevahir Sukaj ka kujtuar golin e fitores së realizuar prej tij në derbin me bardheblutë.
Asokohe do të kishte shumë kritika për të, për barkun e shtuar. Por pavarësisht kësaj, nuk do të ishte problem për këtë sulmues që të fluturonte më shumë se të tjerët dhe do ta dërgonte topin në rrjetë. Në një bisedë të bërë me Jasir Asanin në publikimin e tij, Sukaj shprehet se ky gol ka shijuar edhe më tepër me kilet e shtuara. Ndërkohë sulmuesi që është pjesë e AIK-ut tani shprehet se me palestër, mund të ishte pjesë e Arsenalit. /Sport Ekspres/