VIDEO/ Të marrësh të kuq pa luajtur asnjëherë në fushë, Pinsolio i Juventusit është rasti i rrallë në futboll

Juventusi ka fituar në minutat e fundit derbin kundër Torinos. Bonuçi tundi rrjetën në minutën e 89 dhe ndezi festën në kampin bardhezi. Padyshim që një përmbysje në atë minutë ka bërë që gjithë stoli i “zonjës së vjetër“ të hyjë në fushë. Por festa nuk ka shkuar siç duhet për Pinsolion.

Sapo ka dalë jashtë vijave kufizuese portieri italian ka parë arbitrin t’i tregojë kartonin e kuq përpara fytyrës. Gardiani i 3-të i Juventusit bën rastin e rrallë në futboll, teksa këtë sezon numëron më shumë karton të kuq se sa minuta në fushën e lojës.

Pinsolio nuk ka luajtur si titullar në asnjë ndeshje në këtë edicion të Serie dhe ky fakt e bënë të veçantë ndëshkimin e tij nga gjyqtari. Ndërkohë arsyeja e marrjes së kartonit të kuq ishte për faktin se lojtari italian vonoi lojën duke dalë më ngadalë nga vijat kufizuese./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online