VIDEO/ Te Kukësi mbajnë gjallë traditën me lojtarët e rinj, ndezin atmosferën me këngë

Te Kukësi e kanë ktheyr në një traditë faktin që lojtarët e rinj të afruar në skuadër duhet të këndojnë përpara shokëve të ekipit. Një traditë që është mbajtur gjallë edhe këtë herë, teksa prezantimet më të reja, Angelo Tafa, Albin Gashi dhe Friday Eze kanë ndezur atmosferën në kampin verilindor.

Afrimet e reja të Kukësit kanë nisur të këndojë në darkën që po zhvillonin së bashku me lojtarët e tjerë. Një mënyrë kjo mjaft e mirë për të thyer akujt mes tyre dhe pjesës tjetër së skuadrës, në mënyrë që ambientimi të jetë më i lehtë. Ndërkohë verilindorët njoftojnë se mbrëmjen e nesërme është radha e përforcimeve të tjera për të vazhduar këtë traditë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *