VIDEO/ Të gjithë qajnë dhe preken, lamtumira emocionuese e lojtarit të Real Madrid: Mami, babi…

Muajin e kaluar, u njoftua se kapiteni i Real Madridit, Nacho Fernandez, po largohej nga klubi. Ai vendosi të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite dhe sot në Madrid i dhanë lamtumirën që meriton.

Nacho tregoi se sa e vështirë është për të sot kur qau në lamtumirën e tij nga madrilenët. Klubi përgatiti një video ku përmbledh 24 vitet që kaloi në Madrid. Naço nuk mundi të përmbante veten edhe pse më parë e kishte premtuar.

“Më ke dhënë më shumë sesa mund të të ktheja. Më mësove ta jetoj jetën me vendosmëri. Unë e mbrojta këtë stemë brenda dhe jashtë fushës çdo sekondë të jetës sime. Ky klub është gjithçka për mua dhe gjithë familjen time. Unë kam shkuar në të njëjtën mënyrë për 24 vjet rresht nga shtëpia ime në shtëpinë time të dytë…

Faleminderit Real Madridit që më bëri një njeri me vlera perfekte. Faleminderit Ançelotit për besimin tek unë. Faleminderit shokëve të mi, ju jeni më të mirët. Faleminderit të gjithëve. Të mendoj për ty thjesht më bën të lumtur…

Mami, babi… e gjithë kjo është falë jush. Shumë sakrifica për mua dhe vëllain tim Álex. Dhe falënderoj motrën time Maite për kaq shumë udhëtime që të mund të stërviteshim dhe luanim. Dhe falë gruas sime Marija, njeriu më i mirë në botë, që më ka mbështetur gjithmonë. I kam thënë fëmijëve të mi të mos shqetësohen, se Reali është shtëpia jonë”, tha Nacho. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/