VIDEO/ Të gjithë po tallen me prurjen e re të Arsenal, tifozët e topçinjve kërkojnë paratë mbrapsht të Havertz

Lojtarët e Arsenalit morën pjesë në një sfidë kundër lojtarëve të MLS-së. Një nga përfaqësuesit e ekipit londinez ishte Kai Havertz, i cili u kthye në qendër të kritikave. Prurja nga Chelsea dështoi që të shënonte në 60 sekonda me të gjitha tentativat.

Loja e quajtur ‘kros dhe volej’ është mjaft e lehtë për të gjithë profesionistët pasi në zonën e rreptësisë nuk ka njeri përballë përveç portierit, por as kjo nuk mjaftoi që Havertz të shënonte gol. Në 60 sekonda, gjermani nuk arriti të shënonte asnjë gol ndaj Roman Burki dhe u bë njeriu i parë që e bën këtë që nga viti 2018, kur nisën këto sfida.

Tifozët e klubit londinez nisën të tallen me lojtarin e tyre në rrjetet sociale. Ata pretendojnë se është e qartë se çfarë i pret. “Duam paratë tona të kthehen nga Chelsea”, shkroi një tifoz i Arsenalit, ndërsa një tjetër shtoi: “Jemi në telashe”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *