VIDEO/ Të gjithë po flasin për golin! Kristjan Asllani dha një pasim të pabesueshëm, theu të gjithë rreshtimin kundërshtar me idenë gjeniale

Interi ka siguruar sot kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Italisë. Zikaltrit kanë mposhtur Udinezen me rezultatin 2-0. Titullar në këtë përballje ishte edhe Kristjan Asllani, i cili në momentet e fundit arriti që të fitojë balotazhin me Calhanoglu. Trajneri Inzaghi nuk po i beson aspak mesfushorit shqiptar dhe kjo po e vendos jo pak në presion Asllanin.

Madje edhe në këtë përballje për Kupë, Inzaghi programoi si titullar sërish mesfushorin turk, por në fund ndryshoi zgjedhjen e tij për të aktivizuar Asllanin. Mesfushori shqiptar zhvilloi një pjesë të parë perfekte dhe sipas Sofascore u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes, së bashku me Arnautovic. Në minutën e 45, një gol fantastik u realizua nga ana e shqiptarit.

Asllani shkoi për të marrë përsipër ekzekutimin e një goditje këndi dhe prej andej, topi do të shkonte në rrjetë. Një gol i pabesueshëm ky, ndërsa ishte goli i pestë që shënohej në katër vitet e fundit në Itali nga goditja e këndit. Por pamja më e bukur i përket festimit të golit. Asllani nuk e festoi shumë këtë realizim, por ata që e shijuan më tepër ishin shokët e tij të ekipit. Futbollistët e Interit u lumturuan kur panë se ishte Asllani që e realizoi këtë gol për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit në stol dhe të gjithë shkuan për ta përgëzuar, duke treguar qartë rëndësinë dhe frymën që ka shqiptari në grup.

Ndërkohë pas ndeshjes lojtari shqiptar u shpreh se ky realizim ishte fat pasi topi u nis për krosim dhe jo për një tentativë direkte në portë. E teksa të gjithë po flasin për golin, ajo që duhet vlerësuar është edhe një pasim i jashtëzakonshëm që Asllani dha për Arnautovic n? pjesën e parë, duke qenë i vendosur n? fushën zikaltër dhe duke thyer të gjithë rreshtimin kundërshtar. /Sport Ekspres/