VIDEO/ Të gjithë në këmbë për Ibrahimin, lojtari i Gjokës shpik një gol të mahnitshëm

Shkëndija e Tetovës ka arritur të sigurojë një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut. Ekipi i drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka ka barazuar ditën e sotme me shifrat 2-2 në fushën e Rabotniçkit. Ndeshja e parë përfundoi po me shifa të barabarta, 1-1, çka bën që tetovarët të kalojnë më tej për shkak të golave në fushë të huaj.

Nafiu do të kalonte kuqezinjtë të parët në avantazh në minutën e 38, ndërsa vendasit do të kundërpërgjigjeshin në pjesën e dytë kur Jevtoski përkthen në gol një penallti në minutën e 75. Por vetëm 3 minuta më vonë, Ibrahimi do i mrekullonte të gjithë me perlën e tij. Futbollisti shqiptar futet në zonë dhe në hyrje të saj bën një goditje spektakolarë, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës kundërshtare. Rabtniçki shënoi përsëri pranë fundit të kohës së rregullt, megjithëse goli i tyre nuk vlejti për të vendosur fatin e kualifikimit për në gjysmëfinale./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *