VIDEO/ Të gjithë në brohorima për De Ligtin, tifozët bëjnë negociatorin: Mos ik, do fitojmë Champions League-n

Matthijs De Ligt është një nga emrat më të lakuar në merkato. Mbrojtësi holandez pëlqehet nga Chelsea dhe Bayern Munchen, të cilat janë në negociata me Juventusin për të siguruar kartonin e tij. Mbrojtësi erdhi me bujë të madhe pak vite më parë te bardhezinjtë, por nuk arriti të zinte peshën që pritej në skuadër.

Megjithatë, tifozët dëshirojnë ta mbajnë në ekip, teksa është emri i duhur për të qenë përkrahë Bonucci-t në qendër të mbrojtjes. De Ligt ka mbërritur sot në ambientet e klubit për të kryer vizitat mjekësore dhe sapo ka zbritur nga makina është përballur me brohorimat e tifozëve të “zonjës së vjetër”.

Holandezi ka shkuar të firmosë fanellat që mbështetësit e Juventusit mbanin në duar, ndërsa këta të fundit kanë përfituar nga momenti për të bërë rolin e negociatorit. “Mos ik” dhe “Mos shko te Bayern-i, do fitojmë Champions League-n”, ishin disa nga frazat e thëna nga tifozët për të bindur De Ligtin të qendrojë te Juventusi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online