Redon Xhixha nisi si titullar ndeshjen e dytë te Qarabag ndaj Kapaz. Në minutën e 10 sulmuesi ishte pranë golit me një gjuajtje të fuqishme nga distanca që shkoi ngjitur me shtyllën.
Paraqitja pozitive e Xhixhës mund të kurorëzohej me gol në nisjen e pjesës së dytë. Por mbrojtsi kundërshtar u kthye në portier dhe i hoqi golin e sigurt Xhixhës. Në minutën e 58 të takimit trajneri vendosi që ta ndërronte lojtarin duke u ulur në stol. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/