Është mbyllur në barazim 2-2 derbi i Zvicrës mes Bazelit dhe Jang Bojsit. Një ndeshje që ka parë si protagonist Taulant Xhakën. Mesfushori shqiptar ka lënë shenjë me një supergol të realizuar në minutën e 41-të të takimit.
Lojtarët e Jang Bojsit tentojnë të largojnë rrezikun nga zona, por topi përfundon në këmbët e Xhakës. Ish-futbollisti i Kombëtares provon menjëherë goditjen drejt portës, duke e dërguar topin pas shpinës së portierit kundërshtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Xhaka bringt Basel gegen YB in Führung. #Bscyb pic.twitter.com/JN7159HSd7
— Zum Runden Leder (@zumrundenleder) April 3, 2022