VIDEO/ Talenti i internetit? Bëri zhurmë kur ishte 13-vjeç, Karomoko Dembele “zhduket” nga lista dhe i çudit të gjithë

Talentet e internetit? Të shumtë janë emrat që mund të përmendim që kanë bërë jehonë në moshë fare të vogël, duke pritur prej tyre që të shkëlqenin dhe të ishin yjet e së ardhmes. Por shpeshherë kanë ardhur dështime kur bëhej fjalë për kalimin e madh dhe provën e së vërtetës.

Një tjetër rast është edhe Karamoko Dembele. Kur ishte në moshën 13-vjeçare, lojtari në fjalë luante me kundërshtarë që ishin shumë më të vjetër se ai dhe shkëlqente në fushën e lojës. Barcelona, Arsenal, Chelsea dhe Dortmundi bënë gjithçka që ta merrnin në akademitë e tyre.

Por asnjëherë nuk u arrit marrëveshja pasi lojtari nuk donte të largohej nga Celtic, ndërsa klubi skocez e shihte si një “minierë ari”. E klubet e mëdha europiane nuk janë penduar për këtë dështim, pasi Dembele po zhgënjen tërësisht.

Aktualisht në moshën 18-vjeçare, përparimi i tij në futboll ka ndaluar. Vetëm dy paraqitje të zhvilluar në këtë sezon me Celtic, duke e pasur thuajse të pamundur që të depërtojë në ekipin e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *