VIDEO | Talenti i Çelsit dhuron magji, shpik penalltinë “me sy mbyllur”

Shpesh kemi parë dhe kemi dëgjuar për pasimet apo golat “no-look”, pra lojtari që shënon golin nuk e shikon portën. Ronaldinjo ishte një ndër të parët që e shpiku diçka të tillë, ndërsa Roberto Firmino është një nga lojtarët që e ka kthyer në trend diçka të tillë në ditët e sotme.

Gjithsesi, së fundmi një 18-vjeçar ka shpikur penalltinë “no-look”, pra “penllatinë me sy mbyllur” në një farë mënyre. Bëhet fjalë për talentin e Çelsit, Mark Guehi, i cili shënoi një ditë më parë në ndeshjen që blutë luanin ndaj Dinamos së Zagrebit për “UEFA Youth League”.

Mbrojtësi shënoi duke mos e parë fare portën, duke zënë në befasi edhe portierin kundërshtar. Veprimi i 18-vjeçarit nuk ka nevojë për më shumë koment, thjesht mund të shijoni videon e penalltisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *