Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Augsburg dhe e ka fituar me shifrat 2-1. Një titull kampion që do të shënohet në historinë e këtij klubi, i pari. Për më tepër që ka ardhur me një rekord të Xabi Alonso.
28 fitore, 6 barazime dhe 0 humbje, 89 gola të shënuara dhe vetëm 24 të pësuara. Për ta bërë edhe më të bukur këtë ndeshje kanë menduar tifozët e Leverkusen. Kur shkoi minuta e 19:04 e takimit, papritur i gjithë stadiumi ka rënë në heshtje dhe dëgjoheshin vetëm lojtarët në fushë, si të mos kishte asnjë tifozë.
Kjo lidhet me vitin 1904 kur u krijua Leverkusen dhe tifozët e kanë bërë këtë lëvizje në shenjë respekti për të gjithë tifozët që nuk mund të ishin aty për të festuar titullin e parë në histori. /Sport Ekspres/
?? Bayer Leverkusen fans held a minute silence at 19:04 for fans who did not get to see the title winning season…
That number was specifically chosen as 1904 was the year the club was founded. ??? pic.twitter.com/h1eRT9Sn1j
— EuroFoot (@eurofootcom) May 18, 2024