VIDEO/ Surprizë e pakëndshme për Kukësin e Mirel Josës, e mund Kastrioti dhe kartoni i kuq i Shkallës

Një surprizë e pakëndshme ka ardhur në javën e 18 të kampionatit për Kukësin. Verilindorët e drejtuar nga Mirel Josa vinin pas fitores në shifrat 0-4 ndaj Skënderbeut, atje ku bindën me performancën e tyre.

Por këtë herë është Kastrioti që tregohet si surpriza e kësaj Superiore duke treguar muskujt me pretendentët për të fituar titullin kampion. De Silva ishte autori i vetëm i golit në minutën e fundit të pjesës së parë, duke mos gabuar përballë portierit të Kukësit.

Ndërkohë në pjesën e dytë verilindorët ishin afër barazimit me Gashin, por Hidi do të bënte heroin duke e shpëtuar ekipin e Kastriotit. Në minutën e 73 do të vinte edhe ndëshkimi me karton të kuq të Shkallës pas ndërhyrjes ndaj Gashit, teksa ishte kartoni i dytë i verdhë. Pavarësisht dëshirës së vendasve për të barazuar rezultatin, Kastrioti është larguar me tre pikë dhe Kukësi nuk përfiton nga humbja e Vllaznisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *