VIDEO/ Superkupa shkon në duart e Partizanit, Fernando i mohoi Engatias trofeun

Superkupa e Shqipërisë ka shkuar në duart e Partizanit. Të kuqtë mposhtën në “Air Albania“ Egnatian me shifrat minimale 1-0. Goli u shënua në minutën e 37 të takimit, kur Sherri gaboi në mënyrë të pafalshme me pasimin e tij. Topi shkoi në këmbët e Rrapajt, i cili më pas e ndali në rrjetë. Egnatia pati shansin të rihapte ndeshjen në pjesën e dytë të ndeshjes.

Pas rishikimit të pamjeve me VAR, Jorgji akordoi një penallti për rrogozhinasit, por Fernando gaboi gjithçka. Mesfushori tentoi të turpëronte Qirkon me Panenka, por portieri i Partizanit arriti të priste topin në duart e tij. Ndeshja përfundoi me shifrat 1-0 dhe të kuqtë e mbyllin kështu vitin me trofe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *