Artur Rexhinaldo la Kukësin këtë verë për të nisur një aventurë të re, këtë herë në Kazakistan. Sulmuesi afrikan, që me verilindorët arriti të shpallej edhe golashënuesi më i mirë në Superiore, nënshkroi me ekipin ku luan edhe Donjet Shkodra, Shakhtar Karagandy. Por nuk e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme pasi po i mungonte goli. Ky ngërç mori fund, sepse futbollisti nga Mozambiku gjeti rrjetën ditën e sotme në ndeshjen kundër Okzhetpes, madje e bëri këtë gjë dy herë.
Goli i parë do të vinte shumë herët, teksa Rexhinaldo do të kalnte të tijët në avantazh që në minutën e 5-të të takimit. Ndërsa në pjesën e dytë do të përshëndeste sërish rrjetën në minutën e 53-të, duke vendosur gjithçka në baraspeshë 2-2, rezultat që do të qendronte i tillë deri në fund të ndeshjes. Megjithëse në rastin e dytë ka dyshime për një pozicione jashtë loje, arbitri e ka cilësuar gjithçka si të rregullt.
Ndërkohë me kundërshtarët e Okzhetpes titullar nga minuta e parë luante edhe ish-lojtari i Flamurtarit, Danilo Alvesh. Ky I fundit qendroi në fushë deri në minutën e 88-të të takimit, për t’I lënë vendin më pas futbollistit Zhumakhanov./Sport Ekspres/