Rezultatet e dobëta po e përndjekin Juventusin edhe në ekipin Primavera. Bardhezinjtë e vegjël janë mppshtur me rezultatin e thellë 1-5 nga bashkëmoshatarët e Fiorentinës. Goli i vetëm i “zonjës së vjetër“ u shënua nga një shqiptar. Hasa ekzekuton me mjeshtëri një goditje dënimi, nga ku e ndal topin në trekëndësh. Por supergoli i tij në fund vlen vetëm për statistikë.
Fiorentina shkundi rrjetën plot 5 herë gjatë këtiij takimi, që pati si protagonist edhe një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Toçin, i cili shënoi një gol dhe dha dy asiste, duke udhëhequr ekipin drejt fitores me shirtin e kapitenit në krahë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/