VIDEO | Super Suedi, Gjermania në shtëpi!

Ka përfunduar dhe çerekfinalja e dytë e Kupës së Botës për femra, me Suedinë që ka mposhtur 1-2 kombëtaren e Gjermanisë. Suedezet bënë një lojë të shkëlqyer, duke përmbysur avantazhin që Gjermania gjeti që në fillim të takimit.

Në minutën e 16’, “Pancerat” kalojnë në epërsi falë një supergoli të Magull dhe dukej se do të ishte një fitore e thjeshtë për ta. Megjithatë, futbollistët suedeze nuk u dorëzuan dhe arritën të përmbysnin gjithçka.

Goli i barazimit, do të vinte në minutën e 22, me anë të sulmueses Jakobson. Ndërsa sulmuesja kryesore e skuadrës, Blakstenius, shënon në minutën e 48’ për t’i dhënë fitoren nordikeve. Futbollistja me origjinë shqiptare, Asllani, luajti 90 minuta për Suedinë, që kalon kështu në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *