Azerbajxhan-Shqipëri U-21 1-2 Camalov 46’/ Stiven Shpendi 43′, Pajaziti 51′
Shqipëria U-21 ka një brez fantastik dhe Kombëtarja A mund të fërkojë duart për të ardhmen. Kuqezinjtë arritën të fitonin në ditën e sotme me shifrat 1-2 ndaj Azerbajxhanit. Goli i parë u shënua nga ana e Stiven Shpendit në minutën e 43. Sulmuesi që po kalon formë fantastike te Cesena e ka treguar potencialin e tij edhe me Shpresat.
Ndërkohë një tjetër ndeshje fantastike ishte ajo e Adrion Pajazitit. Mesfushori arrin të dominojë në çdo pjesë të fushës dhe arriti të shënonte një tjetër gol, duke i sjellë përsëri avantazhin kuqezinjve pasi e kishin pësuar në minutën e 46.
Lojtari, kartoni i të cilit zotërohet nga Fulham, shënoi në minutën e 51 për të mbyllur historinë e takimit. Shqipëria e ka dominuar thuajse gjithë ndeshjen, duke i lënë mundësi kundërshtarit për ta rrezikuar vetëm në 10 minutat e fundit. Një vlerësim duhet të shkojë edhe për mbrojtjen që ka ofruar siguri. /Sport Ekspres/