VIDEO/ Sulmuesi i Interit që ka mbështetur Milanin kur ishte fëmijë, Galliani e takon dhe shkëmben batuta me të para ndeshjes

Interi humbi me shifrat 0-1 kundër Monzës. Galliani arriti t’i bënte edhe një dhuratë Milanit, për t’i mbajtur zikaltërit poshtë tyre në renditje. Një moment i veçantë është regjistruar në nisjen e takimit teksa një nga njerëzit kryesorë të Monzës, Galliani, ka takuar Dzekon. Galliani është përpjekur ta sjellë Dzekon në San Siro, por nuk ia doli kurrë për ta veshur me fanellën e Milanit.

Boshnjaku ka qenë tifoz i Milanit që fëmijë dhe për këtë arsye Galliani kërkoi që sulmuesi të vishej kuqezi. Por në atë kohë Dzeko zgjodhi rrugë tjetër për karrierën e tij duke firmosur për Manchester City. Në ndeshjen e sotme mes Interit dhe Monzës, Galliani ka pasur një takim shumë miqësor me Dzekon dhe në media aludohet se kanë shkëmbyer batuta që boshnjaku t’i afrohet Monzës në merkaton e verës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online