VIDEO/ Sulmuesi argjentinas kthehet në makth për Realin e Madridit, i shënon në një ndeshje gjysmën e golave të gjithë sezonit

Reali i Madridit ka marrë një humbje befasuese kundër Gironës. Këta të fundit kanë fituar me shifrat 4-2, duke çuditur jo pak opinionin sportiv. Valentin Castellanos kthehet në makthin e “los blancos”, teksa është autori i të katër golave të shënuar në portën e Courtois. Argjentinasi shënoi fillimisht në minutën e 12, ndërsa në të 24-tën dyfishoi rezultatin. Viniciusi ngushtoi diferencat 10 minuta më vonë, por pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë sulmuesi i Gironës e dërgon sërish topin në rrjetë.

Në minutën e 64-t Castellanos-i i shënon edhe golin e katërt madrilenëve, duke ngirtur peshë tifozët e pranishëm në stadium. Lucas tundi rrjetën në minutën e 85, por fati i këtij takimi ishte përcaktuar më herët. Një mbrëmje që lojtari argjentinas do ta mbajë mend gjatë, pasi i shënon 4 herë një prej klubeve më legjendare të botës. Një shifër mjaft e lartë, që është më shumë se gjysma e gjithë golave që Castellanos-i kishte shënuar deri më sot në La Liga, 7 të tillë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online