Luis Suarez njihet si një ndër futbollistët me karakterin më të çuditshëm në fushë, teksa mjafton të kujtojmë gjestet me kafshime që ka bërë ndaj Kielinit në Kupën e Botës, si dhe në kohën kur luante me Ajaksin.
Përveç kësaj, Suarez është një lojtar që shpesh krijon polemika dhe me gjyqtarët e takimit. Diçka e tillë ka ndodhur në sfidën mes Uruguajt dhe Kilit pas mesnate. Në një aksion, Suarez ishte shumë pranë golit dhe u ndal nga portieri, i cili devijoi me dorë në goditje nga këndi.
Pas këtij veprimi, Luis Suarez kërkon penallti, duke çuar duart lart. Gjithsesi, sulmuesi e kuptoi shpejt që “po ia fuste kot”…
Sidoqoftë, veprimet e Suarez nuk mbyllen me kaq, pasi në minutën e 76-të, në fushë hyri një tifoz. Këtë të fundit e ndali mbrojtësi i Kilit, Jara, i cili me një stërkëmbësh e hodhi në tokë. Në këtë moment Suarez shkoi te arbitri i takimit për t’i kërkuar që të ndëshkonte Jaran. Suarez me sa duket është çmendur…
During the Uruguay vs Chile match, Luis Suarez ran to the referee to demand that Gonzalo Jara was booked for kicking a pitch invader. Never change, Luis. pic.twitter.com/DtxaOW0FZ7
— football.london (@Football_LDN) 25 juin 2019