Tomas Strakosha përmbushi më në fund ëndrrën e hershme të fëmijërisë. Portieri shqiptar firmosi me Brentfordin dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në kampionatin më të fortë të globit. 27-vjeçari i është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore në Gjermani, ku ka veshur dorezat dhe ka filluar nga puna për sezonin e ri.
Brentfordi ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare edhe momentet nga stërvitja e parë e Tomas Strakoshës. Ky i fundit ka pritur me sukses topat e ardhur në drejtim të portës, duke përmbyllur me buzëqeshje seancën e parë stërvitore me ekipin e ri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? A first session for Thomas Strakosha#BeesInGermany ?? | #StrakoshaSigns pic.twitter.com/ovbPwjmglE
— Brentford FC (@BrentfordFC) July 15, 2022