Lacio është duke zhvilluar transfertën ndaj Leçes pas humbjes së fundit të marrë kundër Milanit që e ka tronditur shumë ekipin e Inzagit. Një humbje në shifrat 0-3 që e largoi më tepër nga titulli kampion, ndërsa në qendër të kritikave u kthye edhe Thomas Strakosha.
Gardiani shqiptar ka pësuar edhe një tjetër supergol pas atij të Calhangolu, këtë herë nga Mancosu. Lojtari i Leces e ka tundur rrjetën që në minutën e dytë, por fatmirësisht për lacialët këtë herë goli është anulluar. Arbitri e ka parë në VAR aksionin dhe ka akorduar faull për Lacion, pasi topi është prekur me dorë fillimisht Mancosu. /Sport Ekspres/